Flash News

KRYESORE

“Parlamenti të mblidhet me urgjencë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri”

“Parlamenti të mblidhet me urgjencë për heqjen e mandatit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sa i takon largimit të Saimir Tahirit në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se Tahiri ka shkelur vendimin e Kuvendit i cili e ndalonte të lëvizje jashtë Shqipërisë.

Berisha i bën thirrje paralamentit të mblidhet me urgjencë për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Tahirit.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Heqja e mandatit te Tahirit eshte emergjence kushtetuese!

Te dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit.Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere.

I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij! sb

Të fundit