Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike cakton përfaqësuesit e grupit të punës për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike cakton përfaqësuesit e grupit të punës

Nesër paradite pritet të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Opozita ka zgjedhur emrat e grupit të punës.

Gazment Bardhi është drejtues i grupit të punës në nivel politik. Pjesëmarrësit në këtë grup do të jenë: Çlirim Gjata, Arben Ristani, Endri Hasa, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj.

Po ashtu sot Gazment Bardhi deklaroi se PD është e gatshme të kontribuojë në mënyrë transpranete, por ky komision sipas tij është ilegjitim.

Më herët, në tryezën e iniciuar nga OSBE, PD u shpreh e gatshme për realizimin e kësaj reforme, por propozoi si kusht ngritjen e një grupi të posaçëm për reformën, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë.

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bardhi: Jo legjitim, PD e gatshme të kontribuojë në mënyrë transparente

Të fundit