Flash News

KRYESORE

Partia Demokratike e vendosur për vettingun në politikë: Rama të mos përdridhet shumë

Partia Demokratike e vendosur për vettingun në politikë: Rama

Opozita kërkon nga kryeministri Rama që të votojë ligjin për vetingun për politikanët, të cilin PD e depozitoi sot në Kuvend. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, deputeti i PD Oerd Bylykbashi sqaroi se në këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet kushtetuese, përfshi dhe presidentin.

“Të gjithë institucionet kushtetuese janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucionet është objektivi primar. Edi Rama  duhet të fillojë të mos përdridhet, duhet ta ndërpresë përdredhjen. Duhet të thotë ‘po’ ne e votojmë dhe nuk bëjmë zë, sepse atë që votuar para dy vitesh atë do të votojë përsëri”, sqaroi Kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit.

Bylykbashi tha se nuk është kontaktuar nga asnjë eksponente i PS, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Bashën  kur tha se nuk kanë çfarë të negociojnë në lidhje me këtë çështje.

“Kjo nuk ka pikë rëndësie. Problemi i tij kë ka ngarkuar dhe çbëjnë ata. Kjo nuk ka rëndësi. Basha ishte i qartë, nuk ka hapësirë dhe nuk ka nevojë për negociata. Në aspektin teknik ky është një tekst, i cili është dakordësuar sot në Kushtetutë, ka marrë 140 vota nga deputetët, është çertifikuar nga Komisioni i Venecias dhe po zbatohet sot për një nga degët e pushtetit, e zbatojmë edhe tek dy degët e tjera”, përfundoi deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Të fundit