Flash News

KRYESORE

Partia e presidentit Macron merr shumicën absolute, PS dështon, Le Pen zgjidhet deputete

Partia e presidentit Macron merr shumicën absolute, PS dështon, Le Pen

Presidenti Emmanuel Macron arriti të siguronte një shumicë dërrmuese në Asamblenë Kombëtare, duke lënë pas partitë e tjera dhe duke i dhënë vetes liri të plotë për çuar më tej reformat, gjatë një procesi votimi të karakterizuar nga një shkallë abstenimi e paprecedentë.

Sipas vlersimeve të disa instituteve të bëra publike në orn18:00 GMT, kur mbyllen qendrat e votimit, partia e presidentit « Republika në marshim» (REM) dhe aleati i saj MoDem fituan 355 deri 425 depute nga 557 gjithsej, dukshëm shumë më tepër se shumica absolute prej 289 vendesh.

I panjohur deri para tre vjetsh, i zgjedhur president në moshën 39 vjec përballl peshave të rënda të politikës, kryetari më i ri i shtetit që ka njohur Franca e fitoi sfidën: të kontrollonte Asamblenë kombëtare për ndërmarrjen e reformave delikate me frymë socialliberale dhe të forcojë pozitionin e tij në nivel evropian.

Por, nëse fitorja është shumë e thellë, abstenimi, që mendohet ta kalojë shifrn 56%, sipas disa instituteve, ka arritur rekorde të reja për zgjedhjet e përgjithshme. Kjo mund të shpjegohej me disa faktorë: fitorja e njoftuar e partisë presidenciale, një maratonë e gjatë elektorale e filluar në tetor me zgjedhjet paraprake të së djathtës, një neglizhencë në rritje për sa i përket politikës.

Republikanët (të djathtë) dhe aleatët e tyre të qendrës morën nga 97 deri 130 vende.

Në kampin e të majtëve, Partia Socialiste, e cila kontrollonte gjysmën e Asamblesë së deritanishme, arriti të merrte vetëm 46 deri 50 deputetë, më tepër se sa e Majta Radikale e cila mori 28 deri 30 vende.

Partia e ekstremit të djathtë francez siguroi katër deri tetë vende, kundrejt dy vendeve që mori në vitin 2012 dhe kryetarja e saj, Marine Le Pen, deputete evropiane, do të hyjë për herë të parë në Asamblenë kombëtare të Francës, pas përpjekjes së dështuar të vitit 2012.

Të fundit