Flash News

KRYESORE

Partia Socialiste nuk tërhiqet: Do kërkojmë sërish dekretimin e Sandër Lleshit

Partia Socialiste nuk tërhiqet: Do kërkojmë sërish

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se kandidatura e Sandër Lleshit do t’i dërgohet sërish për dekretim Presidentit Meta.

Në edicionin e lajmeve në ‘News 24’, Spiropali dha garanci se Lleshi është një figurë me integritet të lartë dhe personi i duher për të luftuar krimin.

“Është një konflikt i sforcuar dhe urojmë mos kthehet në konflikt institucional ne do e rinisim kandidaturën e z.Lleshi të Presidenti.  Presidenti ka marrë kohën e gjatë për të hulumtuar, dhe jemi të lumtur që është një figurë e pastër dhe nuk kemi asnjë diskutim që është figura e duhur për të luftuar krimin në vend”, pohoi Spiropali.

Në fund, Spirolali mohoi zërat që thonin se mazhoranca mund ndërmarrë ndonjë iniciativë për shkarkimin e kreut të shteti.

Nisi të flasë për Metën, Elisa Spiropali “mbytet” nga kolla, gazetarja ndërpret emisionin

Të fundit