Flash News

KRYESORE

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë kundër Mini-Shengenit Ballkanik

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë kundër

Edhe në Maqedoninë e Veriut nisma e Mini-Shengenit Ballkanik nuk është pritur me shumë pozitivistet. janë partitë shqiptare ato që janë kundër këtij projekti.

Qëndrimi i tyre është se mbështesin nismat rajonale, por jo pa pjesëmarrjen në të të gjitha shteteve të rajonit.

Kryeministri Zoran Zaev sot u kërkoi atyre që të shprehin publikisht qëndrimin për “Mini-Shengenin” Ballkanik, që edhe ai të japë vlerësimin e tij.

“Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të tregojnë se çfarë i shqetëson lidhur me marrëveshjet e ‘Mini-Shengenit’ dhe unë jam gati të them se pse ato janë nënshkruar. Ato duhet të thonë se pse janë kundër, çfarë u pengon? Të tregojnë se a janë ata kundër uljes së taksave, apo kundër radhëve të gjata në vendkalimet doganore ... Apo janë kundër heqjes së vizave në tregun e punës në rastet kur një turist ka hyrë tashmë në një prej shteteve anëtare të nismës së ‘Mini-Shengenit’?”, tha Zoran Zaev.

Ai shtoi se i gjithë rajoni është i interesuar për iniciativën dhe se kjo sipas tij u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Zaev ftoi Kosovën që t’i bashkohet iniciativës, por drejtuesit kosovarë duan të ftohen si shtet më vete, me Serbinë që nuk e njeh.

Partitë shqiptare pa përjashtim kanë dalë kundër kësaj nisme pikërisht për shkak të mos pjesëmarrjes së Kosovës në këtë nismë, pa u njohur pavarësia e saj nga Serbia.

Përveç partive politike shqiptare dilema rreth nismës ka paraqitur së fundit edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Ai, në fjalimin vjetor në Kuvend tha se “Mini-Shengeni” duhet të jetë i plotë me përfshirjen e të gjitha gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi të kundërtën kjo nismë nuk do të ketë sukses.

Të fundit