Flash News

KRYESORE

Partizani e "preu në besë", Skënder Gega gjen skuadër të re

Partizani e "preu në besë", Skënder Gega gjen

Skënder Gega vjet fitoi titullin kampion me Partizanin, por klubi i kuq e largoi duke treguar një mungesë respekti ndaj tij. Gjithsesi, trajneri tropojan ka marrë një ofertë për të vijuar karrierën në Jordani.

Skuadra e tij e re quhet Al Ramtha. Bëhet fjalë për një klub që nuk e fiton titullin kampion që në vitin 1982. Asokohe klubi jordanez e ngrinte dy herë radhazi trofeun më të rëndësishëm atje. Këtë sezon ata kërkojnë të luftojnë për vendet e sipërme në tabelë.

Gega më parë ka drejtuar edhe në Kuvajt, ku ka qenë në krye të Al Jahra. Kjo do të jetë eksperienca e dytë në Lindjen e Mesme për të.

Të fundit