Flash News

KRYESORE

Partizani habit me vendimin e fundit, stafi i ri prezantohet para skuadrës

Partizani habit me vendimin e fundit, stafi i ri prezantohet para skuadrës

Partizani po vuan për gjetjen e një trajneri të ri. Refuzimi i Ilir Dajës gjeti të papërgatitur drejtuesit e "Demave", ndërsa në krahun tjetër nuk ka një kandidaturë të volitshme për kreun e pankinës.

Të gjendur përballë kushteve të tilla, të kuqtë mund të detyrohen t'i besojnë sërish Renaldo Kalarit. Ish-mbrojtësi drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit të 2019 me ndihmën e Genc Tomorit. Të dy mund të drejtojnë skuadrën dhe në fazën përgatitore të janarit.

Kryeqytetasit do të udhëtojnë drejt Turqisë për të punuar përpara rifillimit të kampionatit dhe duket se do ta bëjnë nën dirigjimin e dyshes: Kalari-Tomori. Drejtuesit nuk duan të nxitohen me afrimin e ndonjë tekniku të ri dhe kanë vendosur t'u besojnë sërish dyshes së shtëpisë.

Të fundit