Flash News

KRYESORE

Partizani me hap kampioni, Asani vendos sfidën ndaj Laçit

Partizani me hap kampioni, Asani vendos sfidën ndaj Laçit

Partizani ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Laçit në "Elbasan Arena". Goli vendimtar i sfidës që ka peshën e 3 pikëve u shënua nga sulmuesi Jasir Asani që rikthehet në formacion nga trajneri Franco Lerda.

Sfida foli për kampionët që donin shkëputjen në krye të klasifikimit. Kryeqytetasit ia dolën mbanë dhe morën 3 pikë me shumë vlerë. Goli i vetëm u shënua në minutën e 26'.

Asani përfiton mjaft mirë pas një rrëmuje në zonë dhe arrin të gjejë rrjetën me të majtën, duke mposhtur portieri e Laçit. Deri në fund pati emocione të forta, por nuk u shënua asnjë gol tjetër. "Demat” e drejtuar nga Lerda ngjiten në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Laçi mbetet në vend të pestë me 19 pikë.

Të fundit