Flash News

KRYESORE

Partizani me miqësore luksi, përballet me ish-sulmuesin e tyre

Partizani do të niset drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore, madje kanë gjetur dhe kundërshtarët e tyre. Ata do të luajnë kundër Trabzonsporit. Një skuadër elitare e Turqisë që po bën mjaft mirë në kampionatin turk.

Risia? Ndeshja ndaj Trabzonit do të vendosë kampionët e vendit tonë përballë ish sulmuesit të tyre Caleb Ekuban. Ganezi luan me turqit, ndërsa në fushë do të gjejë dhe vëllain e tij që është pjesë e ekipit, por nuk ka shpërthyer.

Partizani do të luajë dhe ndaj shqiptarit Dionis Avdijaj. Ky i fundit luan me turqit. Sfida do të zhvillohet më datë 5 janar. "Demat" janë pa trajner dhe pritet të zyrtarizohet afrimi i teknikut Adolfo Sormani. 

Të fundit