Flash News

KRYESORE

Partizani mposht Vllazninë, Kukësi ndalet nga Skënderbeu

Partizani mposht Vllazninë, Kukësi ndalet nga Skënderbeu

Kukësi sot priti Skënderbeun dhe nuk e mbajti ritmin kundër skuadrës bardhekuqe, duke u ndalur në barazim 1-1., Parashikohej që besuarit e Duros të fitonin, por ata ishin në disavantazh që në pjesën e parë.

Golin e parë të takimit e shënoi mesfushori Dita shënoi për Skënderbeun. Me kaq mund të mbajmë mend krejt pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazhin e juglindorëve. Në pjesën e dytë, Rroca barazoi në minutën e 60-të dhe loja u ndërlikua edhe më shumë kur Daja mori karton të kuq pak minuta më vonë.

Ndeshja u mbyll praktikisht aty, me dy skuadrat që mbrohheshin. Kukësi e ruan ende kreun e renditjes, i ndjekur nga Bylisi me 1 pikë më pak. Pas dy humbjeve radhazi, Partizani kap vendin e tretë, sepse sot mposhti 1-0 Vllazninë me gol të Bitrit.,

"Demat e kuq" tani kanë 28 pikë, 2 më pak se Kukësi i vendit të parë. Kush e parashikon këtë kampionat?

Të fundit