Flash News

KRYESORE

Partizani nuk fiton dot, trajneri italian i ka ditët e numëruara. Skënderbeu merr kreun e tabelës

Partizani nuk fitoi dot as dje, me skuadren e ardhur nga kategoria e dyte. Më e keqja është se nuk shënon dot, nuk ka asnjë gol të shënuar. Dhe vazhdon te mbetet i  fundit në renditjen e Kategorisë Superiore edhe pas ndeshjes së sotme përballë Lushnjës ne kryeqytet. Të kuqtë nuk mundën të shkojnë më tej se një barazim 0-0, duke konfirmuar tashmë zyrtarisht krizën që ka përfshirë skuadrën.  Dy shtylla në minutat e fundit me Sukajn në minutën e 88 dhe Atandën në minutën e parë të shtesës ishin të vetmet shkëndija të takimit të sotëm.  Pas 4 ndeshjesh ne kategorine superiore, Partizani, një ekip pretendent për titull, nuk ka arritur ende të shënojë asnjë gol. Kjo do të tohtë se trajneri italian Juliano i ka ditët e numëruara. Në rast një rezultati negativ edhe në ndeshjen e radhës, pas datës 10 tetor, do soset edhe durimi i presidentit dhe i tifiozëve të shumtë të Partizanit.

Ndërkohë Skënerbeu merr kreun e tabelës, me 10 pikë, pasi ka dalë triumfues nga supersfida e javës së katërt në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-2 kampionët në fuqi të Kukësit, në një sfidë të vendosur nga dy 11-metërsha.

I pari që kaloi në avantazh ishte ekipi korçar me anë të Bruno Ditës, në minutën e 30, por reagimi i kuksianëve nuk mungoi dhe pas vetëm 6 minutash rezultati u kthye në barazpeshë. Elis Bakaj ishte ai që fitoi 11-metërshin e parë të takimit, për ta ekzekutuar vet ai.

Me këtë rezultat ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa i dyluftuar ishte edhe 45-minutëshi i dytë, gjatë të cilit ishte sërish një 11-metërsh i fituar nga Muzaka, ai që bëri diferencën. Penalltinë e mori përsipër ta ekzekutonte Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi. Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet i vetëm në krye të renditjes së Superiores, me 10 pikë, i ndjekur nga Kukësi, Flamurtari e Teuta, me nga 7 pikë secila. Mbyllin tabelën Partizani e Lushnja me 2 pikë.

Të fundit