Flash News

KRYESORE

Partizani refuzon talentin që mahniti gjithë tifozerinë e Milanit

Partizani refuzon talentin që mahniti gjithë tifozerinë e Milanit

E mbani mend atë talentin e famshëm të Milanit, i quajtur Hachim Mastour? Ai ka firmosur kontratë për 10 vite me kompaninë gjigante Adidas, vetëm se kur ishte më i vogël bënte spektakël me disa video në Youtube.

Klubi që së fundmi e ka refuzuar marokenin është Partizani. 21-vjeçari nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë sezon. Albania Team raporton se talenti i është propozuar Partizanit nga një menaxher italian, por klubi kryeqytetas ka ngurruar për ta afruar në skuadër.

Nuk do shumë mend për ta kuptuar pse. Mastour nuk ka luajtur te Reggina në Serie C dhe Partizani në fund i ka thënë "jo" menaxherit.

Të fundit