Flash News

KRYESORE

Partizani-Tirana, ngacmimi i parë vjen nga tifozët bardheblu

Partizani-Tirana, ngacmimi i parë vjen nga tifozët bardheblu

Këtë javë luhet ndeshja e shumëpritur e kampionatit shqiptar, derbi i kryeqytetit, Partizani - Tirana. Tifozeritë e këtyre skuadrave janë më të nxehtat në Shqipëri dhe prej tyre pritet një rivalitet i jashtëzakonshëm.

Ngacmimet mes dy tifo-grupeve kryesore, kanë nisur që tani. Bëhet fjalë për Tirona Fanatics dhe Guerrils, që gjithmonë kanë një parullë, baner apo mënyrë unike festime për të ngacmuar rivalët.

Garën e kanë nisur Fanatics, të cilët kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në Facebook një flamur të Partizanit mes tifozerisë së tyre i kthyer me kokë poshtë. Caption i fotos është provokues: “A e njihni babën ju?!”

Shpjegimi është i thjeshtë. Partizani në katër vitet e fundit ka qenë më i suksesshëm në përballjet direkte ndaj Tiranës, një gjë që nuk harrohet lehtë nga bardheblutë.

Të fundit