Flash News

KRYESORE

Partizani udhëton me autobus drejt Thumanës me ndihma

Partizani udhëton me autobus drejt Thumanës me ndihma

Klubi i Partizanit sot ka shprehur solidaritet për të gjithë shqiptarët të cilët po vuajnë pasojat e tërmetit të së martës në Shqipëri, duke udhëtuar me autobus drejt Thumanës.

Klubi kryeqytetas i futbollit ka menduar të ndihmojë disa familje, teksa lotët kanë shoqëruar edhe disa lojtarë, kur kanë parë atë që ka ndodhur atje. Së shpejti edhe ato banesa që i rezistuar lëkundjeve duhet të shemben, sepse nuk përbëjnë më siguri për banorët.

Partizani ka ngushëlluar të pastrehët në bashkëpunim me grupin e vet ultras dhe ky është një gjest për t'u vlerësuar në këto ditë, të cilat mund të konsiderohen më të rëndat në dekadat e fundit.

Të fundit