Flash News

KRYESORE

Partizani vendos për trajnerin, një emër i njohur në pankinë

Partizani vendos për trajnerin, një emër i njohur në

Partizani ende nuk e ka përcaktuar trajnerin e ri. Drejtuesit po punojnë që të gjejnë emrin e duhur dhe duket se skuadra e kuqe më në fund ka vendosur. Tekniku italian Adolfo Sormani është emri që pritet në pankinë.

Rikthimi i trajnerit italian pritet me interes dhe nga tifozët. Italiani është një peng i madh i presidentit Gaz Demi. Ky i fundit dëshiron që të rikthejë sërish në krye të stolit ish-trajnerin e tij.

Sormani e drejtoi dhe më herët Partizanin duke eliminuar Ferencvaroshin në Europë, por më pas u hoq nga intrigat e ndodhura në stolin e "Demave të kuq". Kryeqytetasit vendosën shkarkimin e Franco Lerda dhe duan ta zëvendësojnë me bashkëkombasit të tij.

Të fundit