Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Partneri i ri i Arbana Osmanit, ish i fejuari i aktores së 'Portokallisë'
Politiko
17 Shkurt 2019, 18:45
Në korridoret mediatike, po flitet se moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” është duke përjetuar një histori dashurie me regjizorin e këtij emisioni, Eduart Grishaj.
Por Eduardi është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.
Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.
“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”,shprehej moderatorja.
Asokohe Eduarti i dhuroi një unazë diamanti Rudinës, e cila e adhuronte shumë, megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës:
“Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë. Ah, sa për bashkëjetën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim”.
Sot Eduarti punon krah Arbanës dhe është regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Njohja me moderatoren dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.
Dembacaj kur ishte pjese e Portokallise: