Flash News

KRYESORE

Partneri i saj feston ditëlindjen, Jennifer Lopez e dashuruar marrëzisht pas tij  

Partneri i saj feston ditëlindjen, Jennifer Lopez e dashuruar

Pak ditë më parë Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 49-të, ku u argëtua në Bahamas me miqtë dhe familjarët e saj.

Ditën e sotme, është partneri i saj Alex Rodriguez, i cili ka ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe urimi i veçantë i këngëtares.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Jennifer i ka shprehur të gjithë dashurinë dhe respektin që ndjen për të.

“Duke kaluar më shumë kohë me ty, të kam njohur më mirë. Unë jam e befasuar nga njeriu bujar dhe i dashur që je ti për mua dhe për rrethin shoqëror. Ti përcjell energji kudo që shkon. Ti je një superstar një forcë e natyrës, një vizionar dhe një zotëri. Të dua ty dhe uroj që çdo ditë të jesh i rrethuar nga mirësia dhe bekimi i Zotit. Gëzuar ditëlindjen, të adhuroj”, janë disa nga fjalët e JLo dedikuar partnerit.

https://www.instagram.com/p/Blv0v87H1FX/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Të fundit