Flash News

KRYESORE

Partnerja ideale televizive për Eni Shehun do të ishte motra e tij

Eni Shehu po shijon suksesin si aktor në serialin e përjavshëm "Love Likes Tirana" dhe publiku shqiptarë po sheh një aftësi tjetër të gazetarit të ABC News.

Në një intervistë për revistën Class, Eni ka dhënë dhe një detaj interesant për familjen e tij që shumë prej nesh nuk e dinim.

Blerina, prezantuesja e emisionit të mëngjesit në RTSH, është motra e Enit.

I pyetur se me cilën nga prezantueset shqiptare do të bashkëpunonte me qejf për një program në radio ose televizion, Eni tha emrin e Blerinës. Ai tregoi se ka kohë që i është mbushur mendja që të realizojë diçka me motrën e tij.

“Më është mbushur mendja që së bashku me time motër, e cila drejton emisionin e mëngjesit në RTSH, mund të nxirrnim diçka të lezetshme. Blerina, nëse po më lexon, si thua?!” shprehet Eni.

Të fundit