Flash News

KRYESORE

Pas 100 vitesh kërkim, gjendet tempulli i humbur i Artemidës. Zbulohen mbishkrimet

Pas 100 vitesh kërkim, gjendet tempulli i humbur i Artemidës. Zbulohen

Pas 100 vitesh kërkim, janë gjetur mbetjet e tempullit kushtuar perëndisë antike Artemida, në ishullin grek Evia.

Ekipi i arkeologëve nga Zvicra dhe Greqia ka gjetur mbetjet e tempullit në fshatin Amartinos. Duke iu referuar mbishktimeve të shumta, është konfirmuar se bëhet fjalë për perëndeshën Artemida.

Ndërtimi i takon periudhës ndërmjet shekullit të gjashtë dhe të dytë para Erës së Re.

Tempulli për herë të parë është përmendur nga gjeografi dhe filozofi romak Starbon, i cili ka jetuar në shekullin e parë Para Erës së Re në Azinë e Vogël. Ai kishte thënë se tempulli i Artemidës ishte kompleks i madh.

Artemida ishte perëndeshë e gjuetisë, mbrojtëse e familjes, natyrës, kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra.

 

Të fundit