Flash News

KRYESORE

Pas 11 vitesh, Victoria dhe David Beckhan shesin vilën e tyre luksoze

Pas 11 vitesh, Victoria dhe David Beckhan shesin vilën e tyre luksoze

Çifti Victoria dhe David Beckham janë ndër personat më me ndikim në botë dhe sigurisht njihen për jetesën e tyre luksoze.

Së fundmi është bërë e ditur nga mediat e huaja se David dhe Victoria e kanë shitur shtëpinë e tyre prej 13.000 metra katrorësh, pas 11 vitesh nga blerja e saj.

Vila luksoze e çiftit u ble në vitin 2007, në kohën kur Beckham nënshkroi një kontratë prej 250 milionë dollarësh me skuadrën e  futbollit ‘LA Galaxy’.

Vila e tyre kishte 6 dhoma gjumi, 9 tualete, një pishinë, një bibliotekë, një dhomë për të dëgjuar muzikë dhe parë filma dhe porta hekuri për siguri.

Ata e kanë shitur rezidencën e tyre për shifrën e 33.1 milionë dollaravë dhe sipas asaj që thuhet në mediat britanike, shtëpia doli në shitje pasi çifti pjesën më të madhe të kohës po e kalonte në Londër.

Të fundit