Flash News

KRYESORE

Pas 12 vitesh, ky Kuvend rikthen përballjen e shumëpritur

Pas 12 vitesh, ky Kuvend rikthen përballjen e shumëpritur

E dekretuar nga Presidenti i Republikës  Ilir Meta, dita e nesërme pritet të jetë dita e parë e seancës së parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Me  74 mandate të Partisë Socialiste, 43 mandate të Partisë Demokratike, 19 të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 3 të PDIU-së dhe një mandat të PSD-së, ky Kuvend do të nis me kundërshtinë e së djathtës për Gramoz Ruçin si kryetar, ndërkohë që ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë Lëvizja Socialiste për Integrim për këtë çështje. Ajo që dimë prej tyre është vetëm se kanë paralajmëruar një opozitë të fortë që do luftojë me keqqeverisjen.

E veçanta e kësaj seance pas 12 vitesh, qëndron në praninë e dy kryetarëve të partive më të mëdha politike në vend Edi Rama  ashtu edhe Lulzim Basha, të cilët do ta kenë njëri-tjetrin përballë përgjatë gjithë legjislaturës, raporton Politiko.al.

Një rast i tillë nuk ka ndodhur që nga 2005 kur dy krerët mazhorancës dhe opozitës, Fatos Nano dhe Sali Berisha mbanin njëherësh dhe mandatin e deputetit.

Seanca e nesër do të jetë e ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë pritët të verifikohen mandatet e deputetëve dhe në pjesën e dytë, e cila do të nisë ne orën 18:00, do të jetë betimi i tyre.

Basha vendos çfarë do të bëjë nesër me votën për Gramoz Ruçin, urdhrin ua jep deputetëve

Ekskluzive/ Këta janë tre aleatët që nuk morën pjesë në mbledhjen e parë të PD

Të fundit