Flash News

KRYESORE

Pas 16 vitesh, SHBA urdhëron ekzekutimet me vdekje për pesë të dënuar

Pas 16 vitesh, SHBA urdhëron ekzekutimet me vdekje për pesë

Qeveria federale amerikane ka urdhëruar ekzekutimet me vdekje pas 16 vitesh. Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm, William Barr tha në një deklaratë se kishte udhëzuar Byronë e Burgjeve që të kryente ekzekutimet e 5 të dënuarve. Ata akuzohen për vrasje, përdhunim të fëmijëve, apo të moshuarve.

Ekzekutimet janë planifikuar për në Dhjetor të 2019-s dhe Janar të 2020-s.

Ekzekutimi i fundit federal ndodhi në vitin 2003.

 

 

Të fundit