Flash News

KRYESORE

Pas 17 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi largohet drejt Vizion Plus

Pas 17 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi largohet drejt Vizion Plus

Një ndër lëvizjet më të diskutuara në këtë nisje të sezonit të ri televiziv ka qenë dhe ajo e moderatorit të njohur të ‘Top Channel’, Alban Dudushi.

Së fundmi burime për revistën ‘Who’ konfirmojnë që ai është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Nuk dihet formati me të cilin do të shfaqet gazetari në ekran, ndonëse mbetet për t’u theksuar se shfaqja e tij në një tjetër logo televizive do të mbetet ndër lëvizjet më të bujshme të sezonit të ri.

Alban Dudushi është ndër figurat themeluese dhe ikonë  të ‘Top Channel’, i cili nisi transmetimin në vitin 2001. Ai ka nisur rrugëtimin televiziv si gazetar politik që prej vitit 2001 me emisionin “Ora 0”.

Të fundit