Flash News

KRYESORE

Pas 19 vitesh, Erzeni shpallet kampion i Shqipërisë

Pas 19 vitesh, Erzeni shpallet kampion i Shqipërisë

Pas 19 vitesh, ekipi i Erzenit është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa mundi në ndeshjen e katërt të play-off ekipin e Partizanit, me shifrat e përgjithshme 3-1.

Seti i parë i ndeshjes u fitua nga Partizani me shifrat 25-18, por më pas ekipi i trajnerit Arben Sako fitoi 25-21 setin e dytë, dhe 28-26 setin e tretë.

Setin e katërt ekipi i Erzenit e mbylli me rezultatin 25-22, çka i dha edhe fitoren e titullit kampion pas 19 vitesh.

Ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit të Shijakut.

Të fundit