Flash News

KRYESORE

Pas 2 orë e gjysmë mbledhje, flet Saimir Tahiri, i drejtohet prokurorit: A ishit ju në dijeni?

Pas 2 orë e gjysmë mbledhje, flet Saimir Tahiri, i drejtohet

Pas dy orë e gjysmë, nga fillimi i mbledhjes së Komisionit të Mandateve, ka marrë fjalën Saimir Tahiri. Tahiri shprehet se një ndër arsyet se përse kompromentohet Tahiri në këtë çështje është fakti që ka qenë ministër. Ai shprehet se edhe më herët në vitin 2015-të i është drejtuar prokurorisë ku ka kërkuar të nisë një hetim për makinën e tij, për të cilën u akuzua se është përfshirë në trafikun e lëndëve nakrotike.

Pjesë nga debati: 

Tahiri: Ju thatë që nuk është referuar kurrë materiali për Habilajt.

A keni dijeni që me 11 shtator të vitit 2015 kam shkuar unë te zoti Prokuror i Përgjithshëm dhe kam kërkuar hetim pasi makina ime ishte përfshirë në hetim droge nga Habilajt?Unë jam këtu që jam vetëm për të vërtetën. A jeni në dijeni që është hetuar për këtë çështje dhe kur thoni që nuk ka hetim nga policia, e dini këtë? Në vijim të kërkesës sime për të hetuar deklaratat publike?  Jam paraqitur unë dhe kam kërkuar hetim.

Hadarmataj: Në dijeninë time në gjithë regjistrat që zotërojmë, nuk ka asnjë material referuar nga policia e shtetit për personat konkretë.

Tahiri: Unë ju pyes me po dhe me jo.  Unë kam vendimin para. Në asnjë informacion nga denoncimi i Dritan Zaganit, nuk rezulton që kjo makinë të jetë përfshirë në asnjë veprimtari narkotike....

Tahiri: Unë dua të di për këtë paragraf që është parashtruar këtu, “Përveç Artan Habilaj, etj…” kush janë këta të tjerët. Ju shkruani “rezulton”, supozohet që keni verifikuar. Ju përmendni sistemin TIMS, ju thoni se unë Saimir Tahiri kam dal si i  shoqëruar me këto persona?

Hadarmataj: Ne kemi paraqitur një kërkesë. Komisioni ka të drejtë të mbrojë. Unë nuk kam asnjë lloj arsye të përgjgjem për këtë.

Tahiri: Prokurori nuk më përgjigjet. Sistemi TIMS është me të dhëna sekrete?  Pse keni përmendur vetëm sistemin TIMS  që është sekret dhe jo provat e tjera sekrete?

Hajdarmataj: Ne nuk japim detaje.

Tahiri: "Rezulton që ka qenë i shoqëruar nga Artan Habilaj, etj …", kush janë këta persona të tjerë? Thatë që në procedimin penal regjistruar 48 orë më parë i jeni referuar të dhënave publike që ia keni kërkuar dhe prokurorisë italiane.

Hajdarmataj: E sqaruam këtë...

Tahiri: Kush janë emrat e përfshira në trafikun e drogës?

Hadarmataj: Duke qenë se na ndjek një auiencë e madhe ne nuk japim përgjigje.. Ne do ju thirrim në Prokurori.

 

Të fundit