Flash News

KRYESORE

Pas 20 vitesh karrierë, Dider Drogba tërhiqet nga futbolli

Pas 20 vitesh karrierë, Dider Drogba tërhiqet nga futbolli

Ish-sulmuesi i ekipit të Chelsea-t, Didier Drogba, ka deklaruar publikisht tërheqjen e tij nga futbolli, pas 20 vitesh karrierë si profesionist.

Sportisti 40-vjeçar, arritit të shënonte 164 gola në 381 ndeshje me Chelsea-n, duke fituar 4 herë titullin në Angli dhe duke u shpallur kampion i "Champions League" në 2012-ën.

Gjithashtu, ai ka fituar 4 herë Kupën e Mbretëreshës dhe 3 herë Kupën e Ligës gjatë kohës që ka luajtur në "Premier League".

Së fundmi Drogba u aktivizua në Amerikë për Phoenix Rising, klub i divizionit të dytë, ku Drogba është bashkëpronar.

“Kur mendoj për 20 vitet e fundit të karrierës sime profesionale, duke parë këtë fotografi ndihem më krenar se kurrë për ato që kam arritur si futbollit, por mbi të gjitha si më ka formuar si njeri ky udhëtim.Nëse dikush të thotë se ëndrrat e tua janë tepër të mëdha, thjesht falënderoje dhe puno edhe më shumë, duke u treguar i zgjuar, për t’i kthyer ëndrrat në realitet. Falënderoj lojtarët, trajnerët, klubet dhe tifozët që ma kanë bërë këtë udhëtim kaq të këndshëm. Një faleminderim shumë i madh dhe shumë dashuri për familjen time, skuadrën time personale që më ka mbështetur pa kushte gjatë gjithë karrierës. Uroj që Zoti të më bekojë po aq shumë për të ardhmen, sa ka bërë për karrierën time futbollistike”, shkruan Drogba në postimin e tij në 'Twitter'.

Të fundit