Flash News

KRYESORE

Pas 22 vitesh Berisha deklaron se pranon përgjegjësinë për skemat piramidale

Pas 22 vitesh Berisha deklaron se pranon përgjegjësinë për

Ish-kryeministri Sali Berisha e pranon se është përgjegjës për skemat piramidale që falimentuan e sollën trazira të mëdha në vitin 1997.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ai iu përgjigj edhe akuzave se realisht ai gjendet ende në pushtet.

“Sa jam unë në pushtet çdo njeri normal e ka shumë të qartë, që Sali Berisha nuk ka asnjë lloj pushteti se atë të fjalës së tij, që e ka çdo qytetar. Unë në mënyrë të vullnetshme kam hequr dorë nga çdo lloj pushteti përveç mandatit të deputetit edhe atë në mënyrë të vullnetshme. A më shqetëson mua kjo që ata betohen për kokën tim. Unë i ftoj që të paktën 3 herë në ditë të bëjnë atë gjë.

Piramidat? Për çfarë kam pasur përgjegjësi i kam njohur, skemat piramidale, apo gabime të tjera. Por janë me akte gjërat.”, tha Berisha.

Të fundit