Flash News

KRYESORE

Pas 25 vitesh, Claudio Marchisio largohet nga Juventusi

Pas 25 vitesh, Claudio Marchisio largohet nga Juventusi

Mesfushori Claudio Marchisio, i cili është rritur në ekipet e moshave, ka vendosur të largohet nga Juventusi pas 25 vitesh esksperincë me bardhezinjtë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi torinez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se futbollisti po largohet me marrëveshje nga “Zonja e Vjetër”.

Claudio Marchisio i tentuar nga oferta joshëse e Montreal Impakt, dhe i ndikuar nga minuta e pakta që i ka rezervuar në muajt e fundit trajneri Alegri, shkëputi akordin me torinezët pas 294 ndeshjeve dhe 33 golave, periudhë në të cilën koleksionoi 7 tituj kampion radhazi, 3 superkupa të Italisë dhe 4 Kupa Italie radhazi.

Ai përshëndeti nëpërmjet një postimi në  Instagram tifozët dhe të gjithë ata që e mbështetën.

Të fundit