Flash News

KRYESORE

Pas 3 muajsh nga aksidenti i të birit, ndërron jetë babai i Emiliano Sala

Vetëm 3 muaj pas aksidentit fatat të të birit, Horacio Sala, babai i futbollistit Emiliano Sala, ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër.

“2019 vazhdon të na shokojë me lajme të këqija në këtë qytet. Në orën 5 të mëngjesit, vajza dhe e shoqja më telefonuan dhe ishin tepër të mërzitura. Mjekët ishin aty, por kur unë mbërrita në shtëpi, ai kishte vdekur”, tha Julio Muller, një politikan lokal, i cili konfirmoi vdekjen e 58-vjeçarit Horacio Salas.

Sulmuesi Emiliano Sala po udhëtonte drejt Uellsit me një avion të vogël, për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re Cardiffit, që sapo kishte arritur marrëveshjen me klubin e Nantes për blerjen e tij për shumën e 17 milionë eurove, shifër e cila ka hapur debate mes klubeve.

Avioni ku 28-vjeçari po fluturonte u zhduk, dhe pas shumë kërkimesh u gjet në kanalin e La Manshit.

Shumë familjarë dhe miq të tij po vijojnë hetimet se vdekja e Sala ishte e qëllimshme pasi piloti I avionit nuk ishte i autorizuar të drejtonte mjetin.

Të fundit