All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pas 30 vitesh, në Palestinë vjen filmi i parë në kinema

Pas 30 vitesh, në Palestinë vjen filmi i parë në kinema
All - Paragraf - 1

Për një periudhë prej 30 vitesh në territorin palestinez nuk ishte parë asnjë film në kinema.

All - Paragraf - 3

Rreth 300 persona u mblodhën në sallën e kinemasë “Samer Cinema”, për të pare filmin “Dhjetë vite Bllokim” i realizuar nga një kompani prodhuese lokale, që tregon  historitë e ish të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Kjo ishte një ngjarje unike dhe nuk kishte ndodhur prej kohësh.

Shfaqja e fundit në një vend publik të rezervuar për kinemanë në Rripin e Gazës ishte rreth tridhjetë vjet më parë në kohën e Intifadës së parë.

Drejtori i filmit Alaa Al-aloul, duke prezantuar punën, mbështeti nevojën që Gaza ka për të pasur një kinema.

Sipas burimeve lokale, Hamasi dha leje për eventin vetëm pasi kompania e prodhimit nënshkroi një angazhim për ndarjen veç në sallë të burrave dhe grave.

“Kinema Samer” është një vend simbolik, pasi struktura u shkatërrua pjesërisht nga protestuesit palestinezë gjatë Intifadës së parë.

 

Të fundit