Flash News

KRYESORE

Pas 35 vitesh, Arabia Saudite lejon transmetimin e filmave në kinema

'Pantera e zezë' do të jetë filmi i parë që do të transmetohet në kinematë e Arabisë Saudite pas 35 vitesh.

Pas ndalimit të kinemave në Arabinë Saudite, filmi do të bëjë hapjen e madhe më 18 prill, në teatrin e ri të Riyadh.

Që nga publikimi në shkurt 'Pantera e zezë' ka fituar mbi 1.2 miliardë dollarë në shitjet globale, duke e bërë atë filmin e dhjetë me më shumë fitime në histori.

"Black Panther" do të inaugurojë epokën e re saudite në një kinema luksoze në një ndërtesë që fillimisht ishte përdorur si një sallë koncertesh simfonike.

 

Të fundit