Flash News

KRYESORE

Pas 35 vitesh, rikthehet grupi legjendar me dy këngë të reja

Grupi më i dashur i të gjitha kohërave rikthehet pas afro 36 vitesh. Po flasim për grupin suedez “Abba” që ka lënë gjurmë tek çdo fans i tyre. Në një postim në Instagram ata kanë shkruar se do të vinë me dy këngë të reja dhe se janë shumë entuziastë. “Vendimi për të shkuar përpara me projektin emocionues të turneut të ABBA kishte një pasojë të papritur.Të gjithë menduam se, pas rreth 35 vjetësh, mund të ishte kënaqësi të bashkoheshim përsëri dhe të shkonim në studiot e regjistrimit, kështu që e bëmë. Na u duk  sikur koha kishte ndalur dhe ne ishim larguar për një palë pushime të shkurtra. Një përvojë shumë e bukur! Kthimi në studio rezultoi me dy këngë të reja, një prej të cilave, ” I still have faith in you”, do të shfaqen në dhjetor në NBC dhe BBC”, shkruhet në njoftim.

❤ #abbaofficial #abba

A post shared by @ abbaofficial on

Të fundit