Flash News

KRYESORE

Pas 5 vitesh të ndarë, Shpat Kasapi ka një pyetje për Afërdita Dreshajn

Ndonëse kanë kaluar 5 vite që nga ndarja e tyre, Shpat Kasapi nuk e ka kursyer një pyetje drejtuar ish-të dashurës së tij, modeles Afërdita Dreshaj. Ndonëse kjo e fundit është fejuar me biznesmenin çek Jakub Kindl dhe në qershor pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore, këngëtari, shqiptar i Maqedonisë i ka drejtuar një pyetje përmes rrjeteve sociale.

Duke marrë shkas nga postimi i Ermal Mamaqit, i cili pasi ka zbuluar se kush është e ftuara VIP e radhës në emisionin e së shtunës, u ka kërkuar ndjekësve që të bëjnë pyetje për modelen Xhesika Berberi.

Pikërisht këtu, Shpati ka marrë spunto dhe i ka drejtuar bukuroshes një pyetje, por duke e lidhur edhe me ish-të dashurën e tij, Afërdita Dreshaj, njëherësh mikesha e Berberit.

“Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo

shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do

e ruajmë origjinën shqiptare?”, komenton Shpat Kasapi”, shkruan këngëtari, i cili ndonëse kanë kaluar 5 vjet nga ndarja e tyre, duket se diçka i ka mbetur ende peng prej saj.

Të fundit