Flash News

KRYESORE

Pas 6 muajsh martesë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth vendosin të divorcohen

Ata e kurorëzuan martesën e tyre në dhjetor të vitit 2018, pas më shumë se 10 vite lidhje me uljet dhe ngritjet e saj.

Ata lidhën martesë në dhjetor të 2018 pas një marrëdhënieje 10 vjeçare po që siç duket ka zgjatur fare pak.

Sipas medias të huaj rozë  “E! Online”, të dyja palët kanë rënë dakord për divorcin.

“Miley dhe Liam kanë rënë dakord të ndahen këtë herë. Ata kanë vendosur të dy që më e mira është që të fokusohen tek vetja dhe karriera e tyre. Miley dhe Liam vazhdojnë ende të jenë prindër të dedikuar ndaj gjithë kafshëve të tyre që kanë bashkë”,-janë shprehur përfaqësuesit e tyre.

Miley është përfolur shpesh edhe për preferencat seksuale, duke mos hezituar ta pranojë që ka preferenca për të dyja gjinitë.

Përpara se te ndodhte ndarja për çiftin u përfol një krizë në marrëdhënie, gjë që palët nuk e kishin pranuar. Por kjo ndarje mesa duket u jep të drejtë zërave që folën për krizë.

 

Të fundit