Flash News

E-TJERA

Pas 6 vitesh martesë, Shakira ndahet nga futbollisti Pique

Pas 6 vitesh martesë, Shakira ndahet nga futbollisti Pique

Shakira dhe Pique, një çift që të gjithë e donin për thjeshtësinë dhe dashurinë e tyre, s'janë më bashkë. Shumë prej fansave të tyre s’e kishin menduar kurrë ndarjen e tyre, por ja që diçka nuk ka funksionuar siç duhet.

Mediat e huaja shkruajnë se futbollisti nuk jeton më me këngëtaren. “Është diçka serioze dhe është Shakira ajo që ka marrë një vendim të tillë”, tha një burim për faqen e internetit Cotilleo, raporton DailyMail. Burimi ka shtuar më tej se “Shakira, e cila ka dy djem me futbollistin nuk mund t’a përballonte situatën dhe ka marrë këtë vendim”.

Tema mbi ndarjen e çiftit ka qenë ndër më të përfoluarat kohët e fundit, por Pique e përgënjeshtroi kur publikoi një foto me familjen. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga dyshja.

 

 

Të fundit