Flash News

KRYESORE

Pas 6 vitesh rikthehet në sallë, Besnik Bare refuzon t’i japë fjalën Lulzim Bashës

Seanca e parë e Kuvendit të ri ka zgjatur pak minuta, por mjaftueshëm sa për të shkaktuar ‘fërkimin’ e parë mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi fjalën në fund të seancës, por drejtuesi Besnik Bare ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht për shkak të rregullores.

Basha duket se ka mirëkuptuar këtë vendim të Bares, pasi jashtë sallës së Kuvendit tha “rikthehej pas gjashtë vitesh”, duke nënkuptuar se i duhet pak kohë për t’u përshtatur me rregulloren e re.

Ai tha shkurtimisht për gazetarët se: “(Seanca e parë)Nuk kishte ndonjë impakt sepse ishte një ritual ceremonial. Fjalën time do e dëgjoni në orën 18:00”.

Të fundit