Flash News

KRYESORE

“Pas Adriatik Llallës, do eleminohen 80 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë”

“Pas Adriatik Llallës, do eleminohen 80 gjyqtarë dhe

Avokat Spartak Ngjela e konsideron shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në SHBA, si nisjen e procesit ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri. Sipas Ngjelës, ky akt i Uashingtonit tregon se politika amerikane e ka seriozisht reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Ngjela paralajmëron eliminimin edhe të 50 gjyqtarëve dhe 30 prokurorëve në Shqipëri, që do i jap fund atij që ai e quan “korrupsion kryeministror shqiptar”.

“Në këto ditë mendohet të publikohet edhe eliminimi i rreth 50 gjyqtarëve dhe 30 prokurorëve, akt ky që e balancon shumë situatën, sepse shenjat janë që do të suprimohet tërësisht KLD aktuale. Pas këtij suprimimi do të kemi një krizë që do të kërkojë domosdoshmërisht emërimin e gjashtë gjyqtarëve në KLGJ. Siç shihet, koha po ecën e sigurt drejt fundosjes se korrupsionit kryeministror shqiptar”, shkruan Ngjela.

Të fundit