Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas Agron Dukës së Opozitës, edhe aleatët e Ramës padi në Kolegjin Zgjedhor
Pas Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, edhe Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetë. Kjo parti nuk ka bërë kërkesë ç’regjistrimi në KQZ siç është rasti i PAA.
Përqasje.com sjell të plotë Kërkesë Padinë e Aleancës Popullore:
KËRKESË PADI
DREJTUAR: KOLEGJIT ZGJEDHOR të Gjykatës së Apelit Tiranë
PADITËS: PARTIA ALEANCA POPULLORE, Rr, Pjeter Bogdani Nr. 13, Tirane
I PADITUR: KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE.
Objekti: Gjykimi i çështjes në themel duke vendosur çrregjistrimin e listave shumëemerore të kanditatëve për deputet, si të depozituara jashtë afatit të përcaktuar në nenin 67 të kodit zgjedhor
BAZA LIGJORE: Neni 68 i kushtetutes se republikës se Shqipërisë, Neni 67, 73, 145 e vijues, i Kodit Zgjedhor te republikës së Shqipërisë.
Fakte
Më datë 29.05.2017, Partitë e cituara në objektin e kësaj kërkesë padie kanë deposituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesat për rregjistrimin e listave shumemerore te kandidatëve për deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar keto kërkesa duke vendosur pranimin e tyre si subjekte të cilat do të jenë në fletën e votimit për zgjedhjet për Kuvend. Plus, Aleanca Popullore është ne Koalicion me partine Socialiste dhe njihet si partie tjetër çame e qe nuk ka pranuar pazare për poste dhe vende pune.
Shkelja Ligjore
Neni 67 i Kodit Zgjedhor parashikon se “Partia politike, që është e regjistruar si subjekt zgjedhor për Zgjedhjet ne Kuvend, depoziton prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo me vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.”
Data për zvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin është caktuar më 18 qershor 2017 nga Presidenti i Republikes me Dekretin Nr. 9883 datë05.12.2016.
Në zbatim të nenit 125 të kodit zgjedhor dhe nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative, në llogaritjen e afateve perjashtohet data kur lind detyrimi administrativ apo e drejta perkatëse, e cila korespondon me datën e zgjedhjeve 18 qershor 2017. Afatet e percaktuara ne Kodin Zgjedhor dhe konkretisht afati i përcaktuar në nenin 67 të tije është afati prekluziv.
Neni 67 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë parashikonë shprehimishtë afatin për të depozituar listat shumemërore në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si dhe gjithashtu subjekte që kanë të drejtë të depozitojnë ato.
Subjektet që kanë të drejtë të depozitojnë listat shumemërore duhet detyrimisht të jenë të regjistruar si subjekt zgjedhor, dhe detyrimisht këto subjekte duhet të depozitojnë listat shumemërore brenda një afati të caktuar i cili është 50 ditë para datës së zgjedhjeve i llogaritur në ditë kalendarike është data 28 prill 2017.
Pranë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve janë depozituar listat shumemërore në datë 29 prill 2017, në tjekalim të afatit të përcaktuar nga neni 67, pika 1 të kodit zgjedhor. Data 29 prill është dita e 50-të e afatit 50 ditor, të cilin neni 67 e ka përjashtuar nga mundësia për të depozituar listat shumemërore.
Ligji i zbatueshëm
Vlerësojmë se ne gjykimin e kësaj mosmarrveshje duhet të mbajmë parasysh dispozitat e mëposhtme të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të Ligjit nr. 10019 data 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Kushtetuta Neni 68
“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”
Kodi Zgjedhor
Neni 67 – Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive
“1. Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve.
Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore lista e kandidatëve regjistrohet në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve.”
Neni 145 – E drejta e ankimit në gjykatë
“1. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë kundër vendimeve të KQZsë, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm brenda afatit të përcaktuar në nenin 152 të këtij Kodi. Të drejtën e ankimit, sipas këtij neni, e kanë edhe individët ose partitë politike, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt zgjedhor”
Neni 152 – Afati i ankimit në gjykatë
“1. Ankimet, sipas këtij Kodi, paraqiten në Gjykatën e Apelit, Tiranë, e cila ia kalon ato Kolegjit Zgjedhor.
Ankimi për të gjitha vendimet që KQZ-ja merr në periudhën, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme ose të përgjithshme deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, bëhet brenda 5 ditëve nga shpallja e tyre. Për vendimet që KQZ-ja merr jashtë kësaj periudhe, afati i ankimit në Kolegjin Zgjedhor është 30 ditë.”
Analiza
Paraqitja e listës shumemërore ne KQZ në datë 29 prill 2017 është në tejkalim të afateve te parashikuar nga neni 67 i Kodit Zgjedhor. Momenti i dorzimit apo paraqitjes së listave shumemërore është me rëndësi thelbësisht kushtetuese për funksionimin e sistemit zgjedhor.Neni 68 i Kushtetutës, pika 1, përcakton:
“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.
Kushtetuta parashikon një sistem zgjedhor proporcional me lista shumemërore me rend të fiksuar. Sipas parashikimit kushtetutes të nenit 68, renditja fiksohet në momentin e paraqites së listës në komisionin përkatës dhe nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes. Kushtetuta e ka deleguar tek Kodi Zgjedhor përcaktimin e rregullave për regjistrimin e kandidateve, duke perfshirë edhe afatet e regjistrimit.
Është e qartë nga neni kushtetues se afati që përcakton momentin e paraqitjes së listës në KQZ, është afat thelbesor për funksionimin e sistemit kushtetues zgjedhor. Ky moment fikson edhe renditjen e kandidateve në listë, duke ndikuar drejtperdrejt në përcaktimin e së drejtës së cdo kandidati për të fituar nje mandat.
Kodi zgjedhor përmban dy lloje afatesh, ato që llogariten nga datat e dekretit të Presidentit të Republikës dhe ato qe llogariten nga data e zgjedhësve.
Data e dekretit të Presidentit të Republikës shënon fillimin e periudhës zgjedhore. Ndërsa data e zgjedhësve shënon fundin e zgjedhjeve.
Respektimi i këtyre afateve është thelbesor në garantimin e sigurisë juridike të të gjithë procesit si themel i garantimit të këtyre të drejtave zgjedhore, barazisë midis zgjedhësve si dhe subjekteve zgjedhore garuese.
Në rastin e dorëzimit të listave shumemërore, afati i dorëzimit lidhet me proçese të rëndësioshme siç janë ato të verifikimit të kushteve të caktuara, mospërmbushja e të cilave sjell refuzimin e listave të kanditatëve. Për këtë arsye, afatet fundore të regjistrimit të zgjedhësve dhe subjekteve zgjedhore përfshirë kandidatët janë afate prekluzive. Mosrrespektimi i tyre cënon garantimin e të drejtës për të zgjedhur dhe asaj për tu zgjedhur.
Në rastin e afateve që llogariten nga data e dekretit të Presidentit, ato janë afate që llogariten duke ecur përpara duke llogaritur ditët që vijojnë pas kësaj date. Ndërsa afatet që llogariten nga data e zgjedhjeve, llogaritja bëhet në të kundërt dhe përfshin ditët që i paraprijn zgjedhjeve.
Pra bazuar ne nenin 125 pika 2 të Kodit Zgjedhor (“Afatet që në këtë pjesë janë përcaktuar me ditë llogariten duke përjashtuar ditën në të cilën lind e drejta e ankimit ose detyrimi administrativ.”) dhe nenit 56, pika 2, të Kodit të Proçedurave Administrative (“Kur afati caktohet në ditë, në llogaritjen e tij përjashtohet dita kur ka ndodhur ngjarja, nga e cila fillon të ecë afati”). Për rrjedhojë, në rastin në shqyrtim para Kolegjit Zgjedhor, dita e zgjedhjeve (18 Qershor 2017), nuk llogaritet në periudhën e afatit.
Konkretisht, qartazi ligji parashikon përfundimin e afatit për dorëzim e listave shumëemërore dhe kanditatëve të propozuar nga zgjedhësit “jo më vonë se 50 ditë përpara datës së zgjedhjeve”. Pra Kodi Zgjedhor, nëpërmjet togfjalesh “jo më vonë se” kërkon në mënyrë taksative respektimin e afatit 50-ditor. Pra momenti fundor për dorëzimin e listave është ora 24:00 e ditrës qe i paraprin fillimit të afatit 50- ditor.
Duke qenë se Kodi Zgjedhor e përcakton afatin e dorzimit të listave duke përcaktuar një periudhe 50-ditore pra afatit te percaktuar me ditë. Kjo perjudhe percaktohet thjeshtë duke numuruar 50 njësi ditore që i paraprinë datës 18 qershorë 2017. Duke qënë se data 18 qershorë 2017 përjashtohet nga ky afat 50-ditor dhe se kjo perjudhë llogaritet duke numuruar 50 dite të plota nga 24 orëshe, dita e pare eshte data 17 qershorë 2017 dhe dita e 50-të është data 29 prill 2017 e cila fillon në ora 00.00. Pra afati i cili përcakton ky segmen kohor 50-ditor është pikerisht mbarimi i ditës qe i paraprine ditës së 50- të ose ora 24.00 e dates 28 prill 2017. Prekluziviteti i këtijë afati percaktohet nga rëndësia kushtetuse e momentit te praraqitjes se listes së kandidatëvë në KQZ sipas nenit 68 te Kushtetutës.
Zgjatja dhe tejkalimi i afateve ligjore nga ana e KQZ-së në procesin e pranimit të dokumentacionit të listave shumemërore është shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe bën vendimmarrjen e KQZ-së të pavlefshem. Kjo vendimmarrje ndikon negativisht në proceset zgjedhore të mëvonshme.
Regjistrimi i listës së kandidatëve për deputetë në kundershtim me procedurë dhe afatet ligjore cënon parimin e barazisë se paleve në procesin zgjedhor, duke parasysh subjekte apo individe të tjerë të cilet nuk regjistrohen pasi dështojne të dorezojnë dokumentacionin e kërkuar në afatin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor .
Respektimi i dispozitave ligjore per cdo aspekt te procesit zgjedhor, duke filluar me procesin e kadidimit, votimit, nxjerrjes se rezultateve, garanton ne teresine e tij je process te rregullt zgjedhor, ne perputhje me standartet nderkombetare te gjithepranuara.
Shkelja e afatit për regjistrimin e listave do të bënte praktikisht të pamundur hartimin përfundimtar të listave të kandidatëve dhe të fletëve të votimit, duke bërë praktikisht të pamundur ushtrimin nga shumica absolute e qytetarëve të së drejtës së tyre për të zgjedhur.
Dispozita të vecanta të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si ato të përcaktuara në nenin 1 dhe 45 të saj, por edhe parimet e sanksionuara në nenin 3 te Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, garantojnë të drejtën e shtetasve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Por për perfitimin e këtyre të drejtave, Kushtetuta vendos një sërë kriteresh dhe procedurash të cilat duhen respektuar me qellim që parashikimet kushtetuese dhe ligjore të mos mbeten thjesht parashikime boshe por të behen efektive. Keto kritere dhe procedura për mënyren e ushtrimit e së drejtës për t’u zgjedhur, parashikohen nga Kodi Zgjedhor dhe afati eshte nje nga kriteret ligjore me te rendesishme, pasi standartizon dhe garanton qendrueshmerine e procesit zgjedhor dhe barazine ndermjet paleve.
Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, u regjistruan si subject zgjedhor 46 parti politike. Pranimi i listave shumemerore jashte afatit te percaktuar ne Kodin Zgjedhor per 15 parti politike, cenon parimin e barazise, pasi subjekte te tjera te cilat duke mos pasur mundesi per te pergatitur dokumentacionin e listave shumemerore brenda afatit ligjor, brenda dates 28 prill, nuk i depozituan kerkesat per regjistrimin ne KQZ, nderkohe parti te tjera, te cilat depozituan ne daten 29 prill arriten nepermjet vendimmarrjes se paligjshme te KQZ-se te regjostrojne listat shumemerore te kandidateve te tyre.
Në perfundim,
KËRKOJMË
Gjykimin e ceshjes ne themel duke vendosur cregjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve për deputet të partive qe kanë depozituar listat ne datën 29.04.2017.
PADITËSI Artur DOJAKA
Tiranë, më 11.05.2017
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38