Flash News

KRYESORE

Pas akuzave për Dakon, Basha shkon në Durrës: Fatmir Xhafaj iku i shkatërruar

Pas akuzave për Dakon, Basha shkon në Durrës: Fatmir Xhafaj iku i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Manzës, pjesë e Bashkisë Durrës. Duke folur para banorëve, Basha ju referuar zhvillimeve të një dite më parë, ku Fatmir Xhafaj u largua nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Basha tha se Xhafaj iku i shkatërruar dhe nga frika e përballjes me hetimin.

“Ai u largua i shkatërruar. Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes së ministrit. Dosja e tij u bë publike falë qëndresës së opozitës”, tha Basha.

Kreu demokrat shtoi gjithashtu se ish-ministri i Brendshëm nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për të cilin tha se ka përgjime duke komunikuar me anëtarë të grupeve kriminale.

 

 

 

Të fundit