Flash News

KRYESORE

Pas akuzave për shitjen e vendeve të parkimit në Holandë, reagon ambasada: Kjo është e vërteta

Pas akuzave për shitjen e vendeve të parkimit në Holandë,

Ambasada e Shqipërisë në Holandë ka reaguar pas një artikulli në gazetës “De Telegraf” që shkruan në lidhje me një konflikt për parkimin para këtij institucioni.

Referuar gazetës, Ambasada e Shqipërisë është përfshirë në një skandal që ka të bëjë me parkimet publike. Bëhet fjalë për një marrëveshje që ambasada jonë në Hagë ka bërë me një restorant lidhur me shitjen e vendeve të parkimit, që në fakt janë parashikuar për ambasadën.

Banorët e zonës, janë ankuar disa herë për këtë fakt. Madje problemi duket serioz, aq sa dhjetëra banorë kanë marrë një avokat për të ushtruar presion mbi bashkinë për të ndërhyrë.

Për Ambasadën e Shqipërisë këto mosmarrëcëshje kanë të bëjnë me zhurmat që shkakton restoranti në orët e vona, por edhe me plehrat që grumbullon restoranti çdo natë dhe jo me këtë institucion.

Letra e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që i ka dërguar redaksisë së gazetës “De Telegraaf”:

Rreth artikullit: “Banorët janë ‘ngopur’ me restorantin prej tende” të datës 28 mars 2018, duam t’ju njoftojmë se me keqardhje lexuam mbi problemet që përmendni në artikull.

Ne sqarojmë se ambasada nuk ka lidhje me zënkat mes banorëve të rrugës dhe restorantit për zhurmën që shkakton ky i fundit gjatë orëve të natës.

Ambasada përdor gjatë orarit të punës, dy vende parkimi të alokuara nga Bashkia e Hagës. Për më tepër, ambasada i paguan Bashkisë së Hagës një abonim vjetor parkimi. Këto parkime përdoren nga punonjësit e ambasadës për mbarëvajtjen e punës së përditshme.

Sa herë që ne vërejmë parkime të parregullta në hapësirat e alokuara, ne njoftojmë shërbimin e policisë diplomatike.

Shpresojmë që artikulli juaj të ndihmojë në zgjidhjen e zënkave mes restorantit dhe banorëve të kësaj lagjje.

Ne gjithashtu ju lutemi ta publikoni këtë deklaratë në gazetën tuaj, për të parandaluar keqkuptimet që mund të lindin nga ky perceptim i gabuar i ambasadës, për çështje që kanë të bëjnë me aktorë të tretë, e të cilat zhvillohen në orët e vona të natës, jashtë orarit të punës, kompentencave dhe përgjegjësisë së ambasadës.

Ambasada e RSH në Hagë përfiton nga rasti për t’ï përcjellë gazetës De Telegraaf konsideratat e saj më të larta”.

Të fundit