Flash News

KRYESORE

Pas akuzave të qeverisë, PD nxjerr emrat: E kujt është kokaina e Maminasit dhe Xibrakës

Pas akuzave të qeverisë, PD nxjerr emrat: E kujt është

Taulant Balla, në një deklaratë për media ditën e sotme akuzoi se persona të rangjeve të larta në PD fshihen pas kokainës së Maminasit.

E shpejtë ka qenë përgjigja e PD-së. Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një dalje për media ka renditur me emra se kujt i përket kokaina e Maminasit dhe Xibrakësi si dhe i ka bërë thirrje Ramës që nëse këta persona ndodhen në PD të shkojë t'i arrestojë.

“Për të mbrojtur veten dhe vëllezërit Xhafaj, Edi rama është vënë në krye të një skenari mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi për lidhjen me krimet qeveritare.

Njësoj si me ekspertizën me zërin e xhafajt, hodhi akuza për drogën e Maminasit.

Kokaina e Cibrakës dhe Maminës është e Ermal Hoxhës, Genci Xhixhës, olsi Ramës dhe shokëve të tij.

Nëse secilin prej tyre i ke në PD, je i lutur të vish tani dhe t’i arrestosh. Por je ti vetë që i ke nisur për në Kubë, Kolumbi dhe kudo tjetër...”, u shpreh ndër të tjera Strazimiri.

Më tej deputeti demokrat u bën thirrje gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën që do të mbahet këtë të shtunë në orën 11:00.

Të fundit