Flash News

KRYESORE

Pas akuzave të shumta, rikthehet transmetimi i Ellen Degeneres në Australi

Pas akuzave të shumta, rikthehet transmetimi i Ellen Degeneres në

Emisioni i Ellen Degeneres u anulua përkohësisht në kanalin numër 9 në Australi pas një sërë akuzash që iu bënë moderatores së një prej emisioneve më të ndjekura nga stafi i saj.

Disa burime për ‘Daily Mail’ kanë konfirmuar lajmin se programi do të rinisë transmetimin në datë 22 shtator. Pas diskutimeve dhe negociatave të shumta, programi do të jetë sërish pjesë e formateve të ndryshme në kanalin 9.

Kujtojmë se momentalisht emisioni është duke u ndjekur ligjërisht, ndërsa Degeneres i ka kërkuar falje stafit, duke pohuar se nuk është perfekte dhe mund të ketë gabuar me ta.

Të fundit