Flash News

KRYESORE

Pas Albërie Hadërgjonajt, edhe Çiljeta bëhet pishman për operacionet që ka bërë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, mbrëmjen e djeshma ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një video nga aktrimi i saj në “Ishte koha për dashuri”.

Bëhet fjalë për një video të realizuar 16 vite më parë, ku këngëtarja nuk kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Në një ndër komentet e shumta që e këngëtarja ka marrë, ka spikatur një fanse e cila ka kapur një detaj ndryshe. Pikërisht hundën, të cilën Çiljeta e ka rimodeluar para disa vitesh.

“Mirë e ke pasur hundën, ç’pate që e operove?”, shkruan ajo.

Ndërsa Çiljeta është përgjigjur duke thënë se edhe vetë është penduar për diçka të tillë pasi nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh.

Kujtojmë se një deklaratë të ngjashme para pak ditësh e bëri edhe Albërie Hadërgjonaj, duke treguar se është penduar për operacionin në hundë, të cilin e konsideroi si një gabim rinie.

Të fundit