Flash News

KRYESORE

Pas ankimimit të PD për listat e 18 qershorit, hidhet shorti për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Pas ankimimit të PD për listat e 18 qershorit, hidhet shorti për

Pas ankimimit të Partisë Demokratike për listat e zgjedhjeve të 18 qershorit, Kolegji  Zgjedhor hedh short për përzgjedhjen e anëtarëve.

Mësohet se do të zgjidhen 5 anëtarë që do të shqyrtaojnë ankimimin.

Vetëm një ditë më parë Partia Agrare Ambientaliste e mbështetur nga Partia Demokratike ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimimin ku kërkon çregjistrimin e listave të partive të regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas PAA-së, KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor pasi pranoi një ditë me vonesë listat e kandidatëve. Kjo shkelje e Kodit për PAA-në duhet të sjellë edhe çregjistrimin e listave të partive.

Ishte vet kryeopozitari Lulzim Basha ai që njoftoi ankimimin në Kolegj, ndërsa ka kërkuar që të votohet pro tij në mënyrë që edhe ky institucion të mos bëhet pjesë e farsës së 18 qershorit.

Të fundit