Flash News

KRYESORE

Pas ankimimit të Prokurosirë për “arrest me burg” ndaj Tahirit, Gjykata e Lartë bën lëvizjen e radhës

Pas ankimimit të Prokurosirë për “arrest me burg”

Javë më parë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit Brendshëm, e kjo nuk u pranua nga organi i akuzes.

Ditën e sotme është regjistruar në Gjykatën e Lartë shqyrtimi i ankimimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kërkon “arrest me burg” për Saimir Tahirin.

Nërpërmjet një njoftimi zyrtar, gjykata bën me dije se regjistrimi i rekursit te organit te akuzës është bërë më datën 18 korrik 2018.

Organi i akuzës kërkon në këtë rekurs “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ për personin nën hetim, Saimir Tahiri”. Ish-ministri i Brendshëm hetohet si i dyshuar në trafikut ndërkombëtar të drogës të grupit Habilaj.

Të fundit