Flash News

KRYESORE

Pas “Apple” edhe “Amazon” kalon në bursë vlerën e $1,000,000,000,000

Pas “Apple” edhe “Amazon” kalon në bursë

Vlerësimi në treg i “Amazon”, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet, kaloi nivelin e një trilion dollarëve, ndërkohë që vlera e kompanisë pësoi sot një rritje të ndjeshme në bursë.

“Amazon”, që është regjistruar në bursë në vitin 1997, është kompania e dytë amerikane që arrin këtë vlerë simbolike, pas “Apple” që e arriti muajin e kaluar.

Përfitimet që po regjistrojnë kompanitë e teknologjisë po ndihmojnë në rritjen e ndjeshme të tregjeve në SHBA.

“Exxon-Mobil”, kompania energjetike, ka humbur tashmë pozicionin që e mbante prej shumë vitesh si sipërmarrja me kapitalizimin më të madh në treg, ndërkohë që kompanitë e reja të teknologjisë kanë arritur të kalojnë edhe “Microsoft”.

Të fundit