Flash News

KRYESORE

Pas arratisjes së dytë nga burgu i Drenovës pezullohen lejet për gjithë të burgosurit

Pas arratisjes së dytë nga burgu i Drenovës pezullohen lejet

Pas arratisjes së dy të burgosurve nga burgu i Drenovës, të cilët pasi morën lejet shpërblyese dhe nuk u rikthyen në qeli janë pezulluar të gjitha  lejet shpërblyese. Këtë të mërkurë kanë nisur kërkimet dhe procedimi penal ndaj Dritan Lipos i dënuar për plagosje të rëndë me dashje pasi në përfundim të lejes nuk u rikthye në qeli.

Rasti i Lipos është i dyti në harkun kohor të 1 jave ku më parë Denis Radici një tjetër i burgosur për grabitje me armë e dhunë nuk u rikthye në qeli pas përfundimit të lejes.

Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ka nisur dhe hetim administrativ për mënyrën e dhënies së lejeve në këtë burg.Shqiptarja.com

Të fundit