Flash News

KRYESORE

Pas arrestimit, flet kunati i vëllezërve indianë: Shteti më përndjek për bindjet politike

Pas arrestimit, flet kunati i vëllezërve indianë: Shteti më

Më 22 mars është arrestuar nga Interpol Tirana, njëri nga bashkëpunëtorët e dy vëllezërve biznesmenë nga India, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të cilët kërkoheshin në të gjithë botën si të përfshirë në një skandal të madh mashtrimi bankar dhe pastrimi të parave në Indi, i denoncuar fillimisht nga Politiko.al.

Bashkëpunëtori i tyre Hiteshkumar Patel u arrestua në aeroportin e Rinasit, në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë. Patel është vëllai i bashkëshortes së Cetan Sandesaras, i cili ishte dhe një nga drejtuesit më të lartë të kompanisë “Sterling Biotech” dhe sipas mediave indiane, arkitekti që krijoi skemën gjigante të mashtrimit financiar.

Patel pretendon se shteti indian e përndjek për bindjet e tij politike. Ndër të tjera mësohet të ketë zbuluar që është i afërm i kryetarit të opozitës indiane.

“Shteti indian me përndjek për bindjet politike. Jam i afërm i kryetarit të opozitës indiane. Ky fakt është njohur nga gjykata në Nigeri”, mësohet të jetë shprehur ai. Gjykata e Tiranës caktoi për të masën arrest me burg 40 ditë.

Të fundit