Flash News

KRYESORE

Pas arrestimit të Habilajt, kreu i SHISH takon kryeprokurorin Llalla

Pas arrestimit të Habilajt, kreu i SHISH takon kryeprokurorin Llalla

Drejtori i Shërbimit Informativ, (SHISH), Visho Ajazi ka zhvilluar ditën e sotme një takim prej më shumë se 60 minuta me kryeprokurorin Adriatik Llalla, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. 

Ndërsa temë e bisedës mësohet të ketë qenë çështja e nxehtë e arrestimit të Moisi Habilajt, kushëririt të Saimir Tahirit, si dhe për informacionet që ka mbledhur SHISH dhe prokuroria për grupin e trafikantëve.

Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga të dyja institucionet dhe nuk dihet nëse ky takim ka qenë i planifikuar më parë apo është vendosur në minutën e fundit.

Të fundit